Lajme

Tenderat e bashkive, 1.5 mld lekë abuzime me fondet e rindërtimit, listën e kryeson Kurbini

Shumë nga bashkitë e vendit abuzuan me fondet e dhëna për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon koston prej 1.1 miliard lekësh në shkeljen me tenderat. Në këto raste bashkitë kanë shpallur fitues kompanitë që nuk kanë plotësuar kriteret e prokurorimit.

1.5 miliardë lekë është dëmi që i kanë shkaktuar shtetit, bashkitë me tenderat. Kontstatimi  publikohet në një raport të KLSH-së pas kontrolleve të kryera gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti.

Kurbini kryeson listën me 524 mln lekë abuzime, ndërsa në 5 vendet e para renditet edhe bashkia e Tiranës.

Shumica e abuzimeve janë kryer në tenderat e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti. 

Bashkia Krujë ka shkaktuar një humbje prej 40 milionë lekësh për ‘Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare dhe ndërtimin e palestres’ në Thumanë nga shoqëria Xh. M shpk.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Sipas auditimit, operatori ekonomik që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve nuk ka parashikuar asnjë zë pune që ka të bëjë me ndërhyrjet në strukturën mbajtëse të objektit pavarësisht se në relacion thuhet se shkolla është e dëmtuar që nga tërmeti i korrikut të vitit 2018.

Fondet e alokuara janë përdorur vetëm për fasadën dhe ndërhyrjet elektrike dhe hidraulike.

Edhe në Bashkinë e Tiranës prokurimet për projektin ‘Ndërtim i Shkollave’ janë cilësuar me humbje në vlerën e 51 milionë lekëve.

Kjo si pasojë e analizës jo të saktë të kostove të ndërtimit pasi në të dyja rastet e shkollave dhe të kopshteve preventivat e punimeve kanë të njëjtat zëra të punimeve.

Në këtë rast KLSH ka konstatuar dhe konflikt interesi ndërmjet koncesionarit, mbikëqyrësit dhe kolaudatorit, pasi investitori në këtë rast është shoqëria koncesionare dhe jo Bashkia e Tiranës.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Bashkitë Dibër, Kurbin, Kukës, Këlcyrë, Pogradec, Kuçovë dhe Shkodër për procedura të ndryshme prokurimi kanë shpallur fitues operatorë ekonomik, të cilët kanë mangësi në dokumentacion.

Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në këtë rast kap vlerën e 1.4 miliardë lekëve.

Ndërsa, Tepelena ka shkaktuar një dëm në buxhet në vlerën 2. 7 milionë lekëve si pasojë e mosvendosjes së penaliteteve për vonesa në përfundimin e punimeve.

Në raportin e bërë publik, KLSH ka gjetur se Ministria e Brendshme ka përdorur fondet e rindërtimit për qëllime që nuk kanë lidhje me dëmtimet e tërmetit. 

Dëmi i shkaktuar është 275 milionë lekë, ndërsa 45 milionë lekë kane shkuar për të shlyer vendimet gjyqësore për punonjësit e larguar nga puna.

Tenderat e bashkive, 1.5 mld lekë abuzime me fondet e rindërtimit,

ora

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *