Lajme

Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë. Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë; si pasojë e masave ajrore Afrikane do të jetë sërish në mbiozterimin e motit te kthjellët dhe të nxehtë në gjatë gjithë paradites por orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por pritet grumbullim i vranësirave ne zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu. Gjatë natës do të këtë përmirësim të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 1 – 2 balle.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Ishujt Britanikë do te sjellë reshjet të debndura shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhite tropikale do të vijojnë në Europën Qëndrore duke bërë qe rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e breshërit të jene prezente ndersa e gjithë pjesa tjeter e kontientit Europian do të jetë nën ndikimini e valëve të nxehtit Afrikan duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Kosovë

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e kosovës POR pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në shumë zona të Kosovës, parashikohet të ketë reshje shiu në të gjithë kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për shira në skajin verior veriperëndimor. Kjo situate e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje dhe  gjatë natës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *