Lajme

Temperaturat më të ulta të regjistruara ndonjëherë në Tiranë, ato të janarit 1985

Janari i vitit 1985 është një prej muajve më të ftohtë te regjistruar në kontinentin Europian në shekullin e kaluar. Vala e të ftohtit fillonte në Europën Perëndimore rreth datës 4-5 janar dhe do të përhapej më pas në të gjithë kontinentin duke prekur kështu edhe vendin tonë.

Bora do të mbulonte gjithë vendin dhe më 11 janar gjithashtu kryeqytetin. Edhe pse nuk dihet me siguri për shkak të mungesës së arkivave online, temperatura minimale rekord e regjistruar në Tiranë mendohet ti përkasë janarit të vitit 1985 me një vlerë prej rreth -12°C.

Lexo më shumë  Kosova marrëveshje me Shqipërinë për pasqyrimin e krimeve të luftës

Bora e 11 janarit të vitit 1985 është padiskutim eventi meteorologjik më i rëndësishëm i dimrave të dekadave të fundit në Shqipëri. Reshjet e borës do të mbulonin zonat bregdetare gjithashtu, qytete si Durrësi e Saranda.

Në të gjithë Europën thyheshin rekorde – prej borës në Londër, tek temperatura -12°C në Paris, prej borës në ishujt Baleare deri tek bora e ashtuquajtur “e shekullit” në Italinë veriore dhe në Romë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Mitrovicë: Nuk do të ketë më banda kriminale, targa ilegale dhe barrikada

Evente të tilla meteorologjike nuk janë të shpeshta dhe për rrjedhojë lenë gjurmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *