Temperaturat do të ulen deri në -4°C! Parashikimi i motit për ditën e sotme
Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë dhe me ngrica duke filluar nga orët e para të ditës.
Edhe pjesa tjetër e ditës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike me ngrica dhe temperatura të ulta ndërsa vranësira kalimtare shfaqen në verilindje dhe juglindje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore dhe pjesërisht Ballkani Veriore paraqiten në ndikimin e të ftohtit polar dhe reshjeve të pakta të dëborës. Po ashtu me reshje shiu dhe stuhi ere paraqiten edhe Brigjet e Egjeut. NDERSA pjesa më e madhe e Europës mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta.
Kosova
Paraditja vijon në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe temperaturave të ulëta, për pasojë në zonat veriore dhe lindore do ketë edhe reshje të pakta dëbore. Mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Maqedonia e Veriut
Edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga masat ajrore veriore, të cilat kanë sjellë mot të kthjellët por me temperatura ekstremisht të ulëta duke bërë që termometri të zbresi edhe në -8 gradë gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në të njëjtat kushte të motit.
Rruga Press