Sport

Broja në formë të jashtëzakonshme, shënoi përsëri në Premier Ligë, jep një mesazh për tifozët

Armando Broja ishte përsëri protagonist në Premier Ligë. Sulmuesi shënoi golin e tretë në sfidën që Sauthempton fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Brentford. Në përfundim të sfidës, shqiptari dha një mesazh për tifozët.

“Dua t’ju falënderoj për mbështjetjen që më jepni mua dhe ekipit. Ishte një ndeshje e madhe. I lumtur për rezultatin, por dhe për golin. Shpresoj që t’ju shoh këtu përsëri të gjithëve. Faleminderit shumë të gjithëve”, tha Broja.

Për Brojën ky ishte goli i pestë këtë sezon në Premier Ligë, me djaloshin që vazhdon të dhurojë spektakël.

Rruga Press

YouTube player