Lajme

Temperaturat -12°C, kthjellime dhe vranësira (HARTA LIVE)

Vala e të ftohtit gradualisht do të filloj të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat ditore.

Sipas MeteoAlb: Masa ajrore me origjinë nga Poli i Veriut do të filloj të largohet gradualisht duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy ekstremet ditore. Moti i qëndrueshme në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë thotë se samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të mbahet në Tiranë - Kritika për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, teksa Rama përballet me protesta prej disa muajsh

Rruga Press

YouTube player