Lajme

Temperatura të ulëta e ngrica, parashikimi i moti për ditën e sotme (HARTA LIVE)

TIRANË– Dita e sotme do të jetë me temperatura të ulëta dhe me ngrica.

Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë nga verilindja e Europës do të diktojnë mot të kthjellët por të thatë në të gjithë vendin tonë. Gjithashtu në zonat lindore do vijojnë të jenë problematike ngricat për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten në ndikimin e kthjellimeve.

Lexo më shumë  Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 13 °C.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *