Lajme

Temperatura deri në –4, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA LIVE)

SHQIPËRI – Edhe ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. mjegulla e dendur do të jetë prezentë në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Lexo më shumë  Kompania numër 1 e bulmetit, “Drena” hap vende të reja pune për agjent shitje në Tiranë

Sipas Meteoalb, tërheqja e masave ajrore polare do të bëjë që të ketë rritje të temperaturave, ndërsa moti vijon të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14 °C.

Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore -4 deri 7°C,  në zonat e ulëta -4 deri 14°C dhe  në zonat bregdetare 1 deri 14°C.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *