Lajme

Temperatura -7°C dhe DIELL! Luhatjet e motit, parashikimi i moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme do të jetë ‘miks’. Pavarësisht se përgjatë gjithë ditës do të na shoqërojë dielli, temperaturat vijojnë të qëndrojnë të ulëta. Sipas MeteoAlb, orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura do të ketë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të vendit. Orët vijuese mbeten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët, por i ftohtë të jetë dominant.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Rruga Press

YouTube player