Lajme

Temat e diskutuara nga takimi Kurti-Meta

Projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, rëndësia e bashkëpunimit në fushën e energjisë, investimeve në bujqësi, e sidomos te rëndësia e investimeve në mbrojtje e siguri kanë qenë disa nga temat që janë diskutuar në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas komunikatës për media të qeverisë, Kurti ia ka kërkuar mbështetjen Shqipërisë për proceset integruese të Kosovës.

“Ai e çmoi bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e Presidentit Meta për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media të qeverisë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti ka rikujtuar se vizita e presidentit Meta koincidon me përvjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, ku u bë e qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Presidenti Meta e ka falënderuar Kurtin për mirëpritjen duke theksuar se Kosova është bërë shembull i demokracisë në rajon, që është vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

“Ai i vlerësoi përpjekjet e mëdha të kryeministrit Kurti dhe të Qeverisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe ofroi mbështetje edhe më të fuqishme e të vazhdueshme edhe në kapacitete të tjera që do të ketë pas largimit nga detyra”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Presidenti Meta dhe kryeministri Kurti janë pajtuar që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale, në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar në Kosovë në vizitë zyrtare me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Kjo është vizita e fundit e Metës si president në Kosovë, pasi ai do të pasohet nga presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *