KryesoreLajme

Telekomi i Kosovës brenda vitit përfundon modernizimin e rrjetit në tërë vendin, Krasniqi: Me 5G komunikimi do të jetë më i shpejtë

Telekomi i Kosovës synon që brenda këtij viti të përfundojë modernizimin e rrjetit në tërë vendin. Projekti që ka nisur para dy vitesh risi ka edhe rrjetin 5G.

Drejtori teknik në Telekomin e Kosovës, Halil Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin, ka folur mbi projektin që pritet të finalizohet gjatë këtij viti, derisa njoftoi se tashmë në rajonin e Prishtinës kanë bërë ndërrimin e shumicës së antenave.

“Në Telekomin e Kosovës ka filluar ndërrimi i teknologjisë para dy vitesh. Madje ky është një projekt i madh, ku ka filluar ndërrimi i krejt teknologjisë. Jo veç 5G, kjo është një risi në këtë projekt. Ne kemi pas nevojë me ndërru edhe teknologjinë 4G dhe 3G, që kemi pas me zëvendësu tash me teknologjinë e re 4G Plus. Dhe, si risi teknologjinë 5G, që e përmendët ju e cila, tashmë që ne po flasim, është në është në dispozicion të klientëve tanë në regjionin e Prishtinës, krejt Lipjanin dhe Fushë Kosovën”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Krasniqi bëri të ditur se në këto tri qytete po vazhdohet me ndërrimin e antenave dhe se Prishtina ka përfunduar 80 përqind.

“Krejt projekti do të përfundojë me këtë dinamikë që na e kemi të planifikuar mirë në gjysmë të dhjetorit, pra ndërrohet çdo antenë e Telekomit të Kosovës dhe përfundon modernizimi i komplet të rrjetit të Telekomit të Kosovës”, u shpreh ai.

Lidhur me pretendimet që kanë shprehur disa qytetarë, për ndikimin që mund të ketë 5G në shëndetin e njeriut, Krasniqi hodhi poshtë këto pretendime.

“Lidhur me ndikimin e 5G, lidhur me rrezatimin e këto pretendime, kam thanë edhe diku tjetër një ditë, ne si Kosovë nuk është që mund të themi shumë në këtë drejtim, ato nuk qëndrojnë. Janë kryesisht spekulime, sepse teknologjia 5G përdoret në krejt botën e zhvilluar ku ne synojmë të shkojmë përditë”.

Tutje, ai tha se nëse duam të shkojmë në botën e zhvilluar, duket të bëhet edhe 5G.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Ne edhe nga hulumtimet tona, me studimet që bëhen këtu, se i përcjellim këto, shkenca nuk ka mundur deri më sot me gjet efekte negative të këtij lloji rrezatimi në shëndetin e njeriut, assesi. Domethënë, për atë arsye edhe bota e përdor. Pjesa dërmuese e vendeve evropianeve e implementojnë këtë teknologji pa asnjë problem, sepse 5G veç tjerash, përveç shpejtësisë së madhe, ka ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të vendeve, sepse ka shumë përparësi në raport me 4G-në”.

Krasniqi thotë se me 5G, komunikimi bëhet në kohë reale, duke shtuar se kjo është mundësi shumë e madhe për bizneset dhe për operimet e tyre.

Gjithashtu, ai tha se janë duke punuar edhe në disa lokacione në Kosovë, ku ka pasur problem me rrjet. Po ashtu bëri të ditur se që nga data 5 korrik, përdoruesit e Telekomit, nuk kanë më asnjë dështim të thirrjes.

YouTube player