“Telefonuam policinë dhe ambulancën por dilte muzikë” flet nxënësi tjetër i Fan Nolit
Shokët e Martin Canit, 15-vjeçarit që mbeti i vdekur dje pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë.
Njëri prej tyre, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën, por rezultoi të ishte fatale.
Ai tha se sherri ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës.
“Sherri ndodhi të premten te shkolla, kur u shtyne të oborri, te porta. Autori i ra me grusht viktimës se ai shau atë dhe autori e qëlloi. Për një shtyrje në oborrin e shkollës. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë, me aq sa më ka thënë viktima, për një shtyrje që ka ndodhur te oborri i shkollës.
Janë zënë me mesazhe dhe e lanë pas shkolle që të sqaroheshin. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, unë ndërrova rrugë shkova te furgoni, kurse Martini shkoi të sqarohej. Pashë Martinin në tokë që ishte i gjakosur, por nuk e pashë momentin e sherrit se isha në furgon. Lajmëruam policinë dhe ambulancën, por ata nuk e hapën dhe kthenin vetëm muzikë”-tregoi shoku i Martinit. VIDEO KETU
Rruga Press