KryesoreLajme

Kapen armë, municion dhe uniforma ushtarake në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka gjetur granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan.

Autoritetet njoftuan të martën se kanë pranuar informatë, e gjatë kontrollit kanë gjetur 4 granata M75, dy pushkë automatike, 6 karikatorë me municion të kallashnikovit, qindra fishekë, antiplumb, pantallona, xhaketa ushtarake, jelekë taktikë, gaz maska, çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë dhe një bluzë të zezë.

Lexo më shumë  Republika e 1 euroshit ku Rama zgjedh kush bëhet biznesmen

Policia tha se ky rast dyshohet se lidhet me sulmin serb në Banjskë, më 24 shtator 2023.

YouTube player

Lexo më shumë  ‘Pasi ndihmoi Ramën, tani do ndihmojë Putinin’/ SPIEGEL: Si po përdoret Kanye West nga Kremlini