Lajme

Teknologjia dhe inovacioni, Shqipëria e fundit në rajon në raportin për vitin 2021

Shqipëria ka humbur një tjetër garë rajonale; atë në teknologji dhe inovacion. Vendi u rendit i fundit pas Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi në Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021.

Në edicionin e 14-të të vlerësimit të publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale, Shqipëria u rendit e 84-ta nga 132 shtete të mara në analizë, duke humbur një pozicion krahasuar me vitin 2020.

Lexo më shumë  Universiteti austriak: Në solidaritet me popullin e Shqipërisë që mbron ishullin e Sazanit dhe Lagunën e Nartës kundër privatizimit, shkatërrimit mjedisor dhe korrupsionit

Ekspertë të teknologjisë dhe informacionit sugjerojnë që institucionet dhe kompanitë të orientojnë qytetarët drejt teknologjisë duke kushtëzuar disa veprimtari me qëllim që të rrisin aftësitë në teknologji.

Kapitali njerëzor dhe kërkimi në internet janë ndër elementët ku Shqipëria vlerësohet me keq. Vendi renditet i 90-i, duke u vlerësuar me vetëm vlerësuar me 22.7 pikë.

Renditjen e dobët ekspertët e lidhin me cilësinë e atyre që shqiptarët kërkojnë në internet.
Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021, Zvicra është renditur si vendi më inovator për 11 vite me radhë, pas së cilës klasifikohen Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Brenda ishullit të Sazanit: Ish-baza ushtarake shqiptare e blerë nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner me 3,500 bunkerë dhe tunele

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *