Kuriozitete

Teknikat e bizneseve për t’ju bërë të shpenzoni më tepër para

Ndjeheni ndonjëherë sikur nuk mundeni të bëni pazar pa shpenzuar më shumë seç duhet? Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm!

Por pse dhe si ndodh e gjithë kjo? Sigurisht, bizneset përdorin mënyra tepër inteligjente për t’ju inkurajuar të shpenzoni më tepër para. Këto janë disa prej tyre dhe nëse i sillni ndërmend herën tjetër që dilni për pazar, mund t’ju ndihmojnë të bëni blerje më të zgjuara.

Sipas një studimi të ekspertëve të marketingu-t të Sortlist, këto janë 4 prej taktikave më të përdoruar nga bizneset në të gjithë botën

1 – Planimetria e Dyqanit

Keni menduar ndonjëherë përse ushqimet bazë si qumështi apo vezët qëndrojnë gjithnjë në fund të dyqanit? Arsyeja për këtë është që ju të blini më shumë gjëra gjatë udhëtimit tuaj drejt asaj për të cilën kishit vërtetë nevojë para se të hynit në dyqan.

Këtë taktikë do ta shihni edhe në nivelin e rreshtimit të produkteve. Studimet tregojnë qartë se dyqanet i vendosin produktet më popullore (dhe shpesh herë ato më të shtrenjta) në raftet e mesëm, në nivel shikimi, ndërsa markat më të reja dhe ato më pak të njohura vendosen në katin më të lart ose poshtë.

2 – Efekti i mungesës

Kur ju bëni blerje online dhe shihni etiketimin ‘të fundit në stok’, kjo bëhet në mënyrë që mbi ju të ushtrohet më tepër presion që të bëni blerjen menjëherë. Përse ndodh kjo? Gjithçka ka të bëj më mungesën. Askush nuk do të mendoj se po humbet një shans, ndaj efekti i kundërt bën që ju të mendoni për ta blerë produktin pa menduar gjatë, pasi shumë shpejt mundësia mund ‘t’ju fluturojë nga duart’.

3 – Strategjia e çmimit

Do të ishit më të gatshëm të shpenzonit – €199.99 apo €200? Sipas një studimi, përgjigja është €199.99. Edhe pse çmimi është praktikisht i njëjtë, krijohet iluzioni se po merrni diçka për një çmim më të ulët dhe kosto më me leverdi. Studimi gjithashtu tregon se produktet me këto lloj vlerash ‘iluzive’ blihen shumë më tepër se sa ato me vlera fikse.

4 – Karroca XXL

Ky nuk duhet të jetë një shqetësim kur bëni blerje online, por ka një ndikim të jashtëzakonshëm në supermarkete.

Ideja është që nëse klientëve i jepen karroca të mëdha për të bërë shopping atëherë probabiliteti që ata të blejnë më tepër është më i lartë. Kjo luan me mentalitetin e ‘blerjeve të mëdha’, ku udhëtimi juaj për në pazar nuk ka mbaruar deri sa karroca të jetë mbushur.

Në anën tjetër, nëse merrni një kosh, nuk mund të vendosni shumë gjëra ndaj do të blini më pak. Kjo është arsyeja përse shumë dyqane nuk i ofrojnë fare koshat ose i vendosin ato larg hyrjes.

Si të bëjmë blerje më inteligjente?

Gati të mësoni si t’i kurseni para dhe t’i qëndroni besnik buxhetit tuaj herën e ardhshme që dilni për të bërë pazar? Këto janë disa këshilla se si t’i shmangeni marifeteve të bizneseve dhe të bëni blerje më të zgjuara:

  • Jini të qartë për atë që ju duhet të blini para se të shkoni në dyqan.
  • Shkruani një listë dhe mundohuni të mos devijoni prej saj.
  • Nisini blerjet për Krishtlindje dhe fundvit herët dhe vendosni një buxhet strikt.
  • Mos u tundoni nga uljet sezonale. Asnjëra nuk ju vlen që të futeni në borxh për ta paguar.
  • Mbani sytë hapur për oferta dhe kërkojeni të njëjtin produkt në disa dyqane për të bërë diferencën e çmimit.
  • Nëse ju duhen vetëm dy tre gjëra nga një dyqan, si një shishe qumësht dhe bukë, mos merrni kosh por mundohuni t’i mbani në krah. Kjo do t’ju ndihmojë të mos tundoheni të blini më tepër seç duhet./euronews/

rrugapress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *