BallinaLajme

Teatri e nis vitin me humbje, shuhet aktori i njohur Dhimitër Orgocka

Skena e teatrit, filmit kanë marrë një goditje të madhe në ditën e parë të këtij viti. Aktori i mirënjohur korçar, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, mesditën e 1 janarit. Orgocka ka lënë përgjithmonë, skenën e Teatrit dhe shesh-xhirimet e filmave, pas një hemoragjie cerebrale dhe ndodhej prej së enjtes i shtruar në spital.

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Aktori numëron qindra premiera që ka vënë në skenë në teatrot e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Numëron rreth 82 role, ndërsa ka qenë protagonist në filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, si Yjet e netëve të gjata, Horizonte të hapura, Përsëri pranverë, Pas gjurmëve e shumë të tjerë.

Amaneti i fundit që ka lënë në intervistat mediatike është rregullimi i Pallatit të Kulturës në Maliq, që mban emrin e tij por në 2016 ai u dogj, dhe nuk u rregullua kurrë më.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë, 11 të arrestuar, 22 të shoqëruar në polici

Rruga Press

YouTube player