Teatri ‘Dodona’ publikon repertorin për muajin dhjetor

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” ka publikuar sot programin e shfaqjeve për muajin dhjetor 2020, në skenën e fëmijëve.
Sipas programit, gjatë këtij muaji Teatri ‘Dodona” ka planifikuar dhënien e tetë reprizave të shfaqjeve: ‘Teo, qeni i rrugës”, “Liza në botën e çudirave”, “Fjalët magjike”, “Mik-mik”.
Shfaqet jepen çdo të shtunë dhe të diele të këtij muaji (dhjetor 2020) nga ora 12:00, për moshat 3+ dhe 6+.
Shfaqjet do të mbahet duke respektuar masat anti COVID-19 të vëna nga qeveria për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Programi i Dodonës për muajin dhjetor 2020:
