Lajme

“Të vrarë, të masakruar nga Serbia e të izoluar nga Evropa”

Lëvizja për Demokraci ka mbajtur aktivitet simbolik në shenjë proteste për mosliberalizimin e vizave.

Ata kanë vendosur grila në formë të hartës së Kosovës.

Aktiviteti është bërë para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci, theksoi se duan t’i tregojnë BE-së se po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar. Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, tha ai.

Një javë më parë, një aktivitet i ngjashëm u mbajt po ashtu në kryeqytet. Një grup qytetarësh të pakënaqur marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti.

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë thirrje që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt. Presidentja Vjosa Osmani në Samitin e BE-së në Bruksel ditë më parë, pati thënë se ka marrë mbështetje për këtë çështje. Paralajmëroi edhe se Kosova sivjet do të aplikojë për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *