Lajme

Të varfër e pa ndihmë/Banorët në Vlorë të pakënaqur me shpërndarjen e banesave sociale. Po diskriminohet komuniteti rom

Bukuroshe Pajo së bashku me djalin e saj jetojnë në kushte të mjerueshme në Vlorë. Ajo ka aplikuar në Bashki për të përfituar një banesë sociale, pas hapjes së aplikimeve për banesa dhe kredi të buta.

Por, ajo shprehet se nuk ka përfituar asgjë pavarësisht se jeton në kushte të vështira.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“Deri tani Bashkia nuk ka bërë asgjë për mua. Kam 5 vjet në këtë kontejner dhe nuk ka ardhur njeri që të më shikojë.”

Azem Haliti përfaqësues i komunitetit rom dhe egjiptian shprehet se 40% e aplikimeve ju përkasin këtij komuniteti dhe nga këto vetëm dy familje janë aprovuar.

“Në të gjitha aplikimet kishin përfituar vetëm dy familje të komunitetit egjiptian, kjo është një padrejtësi dhe mund të themi një diskriminim i hapur racial.”

Të varfër e pa ndihmë/Banorët në Vlorë të

Sipas informacioneve nga bashkia e Vlorës, mbi 250 është numri i familjeve që kanë aplikuar dhe nga këto janë aprovuar vetëm 74.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë
YouTube player