Lajme

Të shtënā në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviq ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës       

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 mars.

Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviq, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.

Lexo më shumë  Ministri Aliu njofton për themelimin e Task-Forcës së Gjelbër

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *