Opinion/Aktualitet

Të shemb shtëpinë, të rreh dhe s’të le të qash

Nga Boldnews.al

Me këpucët e vjetëruara, të lyera me pluhurin e shtëpisë që ia shkatërroi pushteti, banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë u ndalën në një protestë para Parlamentit. Kaluan ministra e deputetë, të strukur nën palltot e ngrohta të lëkurës së gjarprit me zile, por anjëri prej tyre nuk ktheu as kokën, pasi filmin do e niste dhe bitiste ai më i madhi. Malinjiteti nuk njeh kufi. I rrahën, ua prishën banesat, trishtuan të madh e të vogël, i përplasën në dyert e komisariateve dhe në fund nuk mjaftohet me kaq. Kënaqet kur vuajtja vijon e vijon, madje duke u treguar forcën edhe në takimin që pati me ta.

Kjo ishte sjellja e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Ai mori tre përfaqësues të banorëve për “ti dëgjuar”, por në fund u bërtiti “pushoni dhe më dëgjoni mua”. Të vuajturit që ja rrafshuan shtëpitë morën vulën e fundit të një pushteti që pasi të rrënon psikologjikisht, të le edhe pa strehë, kënaqet kur të sheh që lëngon dhe të bërtet që të pushosh, të mos qash me zë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

“Banorët do të trajtohen me dinjitet” – tha Rama. Ata janë trajtuar me dinjitet, kur tre lloje policishë dhe sektorësh mësynë në shtëpitë e tyre. Zvarrë u tërhoqën qytetarët që gjetën, burra e gra, në komisariate përfunduan bashkë me tmerrin se kur të dalin prej aty banesa do jetë rrënuar nën këmbët e tyre të zbathura që shtypen edhe nga çizmja e rëndë e dy pushtetarëve; Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ku ka “trajtim” më dinjitoz se kaq. Vetëm qeveria jonë qëndrore dhe lokale ta ofron diçka të tillë, që në emër të strehimit largon qindra banorë nga shtëpitë e tyre duke ndërtuar pallate dhe qendra tregtare që do të shërbejnë si vend pasurimi për pushtetin dhe një grup oligarkësh që do kryejnë ndërtimin.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Në takim me banorët duhet të ishte Erion Veliaj, por ky i fundit ka probleme më të mëdha, pasi është i përfshirë në betejën me kreun e FSHF-së, për të marrë edhe atë pjesë që sikurse e tha vetë qeveria nuk e kontrollon. Gjithashtu Veliaj i ruhet çdo të papriture, pasi sikurse është vetëdeklaruar i ka “bolet prej hekuri”. Kjo mund të shkaktojë probleme pasi janë me dhjetëra fadroma dhe rruspa të cilat mund të krijojnë “fushë magnetike” dhe të tërheqin pa dashje pas edhe hekurat nën këmbët e numrit një të kryeqytetit. Po, trajtim me dinjitet!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *