Të përzënët e të sharët e një pushteti spastures
Në konferencë për media Kryeministri Rama bën një “kritikë” ndaj të rinjëve shqiptarë të cilët janë larguar nga Shqipëria dhe nuk kthehen në vendin e tyre.
“Të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre, kanë marrë para nga vendi i tyre, e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar e ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marë në funksion të kësaj shoqërie, e ndërkohë kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë ai.
Kundërshtia në këtë mes qëndron te fakti se Shqipëria edhe sipas raporteve të bëra nga organizatat e huaja apo vendase, është vendi me korruspsion ekstremisht lartë, pagesa të ulta, shërbim shëndetësor të dobët, arsim të shtrenjtë, jocilësor dhe të lënë pas dore, media të blera dhe ato që censurohen e luftohen, dhe të pasqyra të ngjajshme në sektorë të tjerë në shërbimin publik.
Është e drejtë të thuash se të rinjtë, sidomos ata të mirë arsimuar, duhet të kthehen në vendin e tyre, sepse Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të përgatitur dhe të ndjeshëm ndaj rrënimit të publikes. Por pyetja shtrohet se: Cila është kostoja që këta të rinj duhet të “paguajnë”?
Përgjigjia vjen drejpërdrejt e lidhur me arsyet e sipërpërmendura që tregojnë gjendjen e pandryshuar prej shumë vitesh në Shqipëri. Mundësitë e tyre janë:
- Të jetojnë me një pagë qesharake pavarësisht kostos që marrja e dijes së tyre ka dashur në një shtet tjetër, pavarësisht mbulimit të pjesshëm nga bursat e studimit.
Për të parën jemi më të qartë, sepse shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri të normalizuar.
- Pika e dytë është fatale, sepse të fillosh punë në një institucion dhe me rrogën që të përshtatet duhet të bësh kompromise, të heqësh dorë nga dinjiteti dhe nga ajo çfarë ke besuar. Kjo e shndërron pasionin e profesionit në skllavërim të jetës për mbijetesë.
Nuk duhet harruar fakti se këta të rinjë kanë vendosur t’i ndjekin studimet e tyre jashtë Shqipërisë. Kjo nuk është rastësi. Niveli i arsmit lë aq shumë për të dëshiruar sa të mos ndjekurit fare universitetin në Shqipëri nuk do bënte dallim thelbësor.
Nuk do bënte dallim, sepse pedagogët nuk frymëzojnë për dijen, kurse sekretariatet e fakultetit me keqtrajtimet deri në abuzim konfirmojnë konkretësinë e proçedurës boshe që të mban peng në përjetësi.
Pa harruar tarifat e larta, mos pasjen e mundësisë për kërkime shkencore, biblotekat me libra apo përftimi i bursave për studentët e vërtetë apo atyre që nuk kanë të ardhura ekonomike.
Të fillosh edhe të radhisësh gjithë faktorët se pse të rinjtë shqiptarë nuk kthehen në Shqipëri të çon pranë disfatizmit. Një shtet normal investon që një i ri me prirje të jetë zhvillojë vetveten, sepse nga puna e tij/saj do të përfitojë nesër po shteti. Poashtu, shteti normal nuk e bën vendin të pajetueshëm, për pasojë të zbrazur nga populli.
Deri tani në vendin tonë është punuar që rinia të largohet masivisht dhe pafytyrësia shtrin këmbët me të cilat shkelmoi jashtë vendit rininë. Në fund, për ta përmbushur deri në fund halabakërinë, paftyrësia që shkakton krizën u kërkon llogari atyre që e pësojnë më së shumti këtë krizë, sikur të ishin fajtorët.
© Rruga Press