KryesoreLajme

Arrihet një marrëveshje reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Nga sot, vendimet e nxjerra nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe tregtare mund të njihen dhe zbatohen në Mal të Zi dhe anasjelltas.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Është krijuar një marrëveshje reciprociteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe tregtare. Tash e tutje, vendimet e nxjerra nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe tregtare mund të njihen dhe zbatohen në Mal të Zi dhe anasjelltas. Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të lehtësojë njohjen dhe zbatimin më të lehtë të vendimeve gjyqësore nga Kosova, përmirësimin e bashkëpunimit juridik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në deklaratën e Haxhiut.

Lexo më shumë  Të dy, guximi i banditëve "privat" në Zvërnec dhe stepja e policëve "shtetëror", kanë të njëjtin burim: zhdukjen e dallimit shtet-privat, privatizimin e shtetit
YouTube player