Lajme

Të pavaksinuarit 11 herë më të rrezikuar të vdesin si pasojë e COVID-19, thotë studimi

Studimet më të reja amerikane të publikuara të premten bëjnë të ditur se vaksinat anti-COVID kanë efekt të lartë kundër hospitalizimeve dhe vdekjeve, madje edhe në raport me variantin Delta i cili po përhapet me shpejtësi të madhe në shumë vende të botës.

Studimi i realizuar nga Qendrat për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim (CDC), ka përcjellë mbi 600,000 raste me COVID-19 në 13 shtete, nga prilli deri në mesin e muajit korrik të këtij viti.

Rezultatet e studimit treguan se derisa Delta po përhapet me shpejtësi të madhe, ata që ishin të pavaksinuar, ishin 4,5 herë më të predispozuar se ata që ishin të vaksinuar për tu infektuar, mbi 10 herë më shumë për tu hospitalizuar dhe 11 herë më shumë për të vdekur si pasojë e virusit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

“Vaksinimi ka efekt”, ka thënë drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, sipas studimit, mbrojtja kundër infektimi me koronavirus është duke rënë. Në pranverë ishte 91% ndërkaq në qershor dhe korrik ka rënë në 78%.

Sipas Walenskyt, më shumë se 90% e njerëzve të hospitalizuar në SHBA me COVID-19 janë të pavaksinuar.

CDC lëshoi ​​dy studime të tjera të premten që sinjalizuan zvogëlim të mbrojtjes për të rriturit.

Njëra ekzaminoi shtrimet në spital COVID-19 në nëntë shtete gjatë verës dhe gjeti se mbrojtja për ata të moshave 75 dhe më të vjetër ishte 76%, krahasuar me 89% për të gjithë të rriturit e tjerë.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Dhe në pesë Qendra Mjekësore për Çështjet e Veteranëve, mbrojtja kundër hospitalizimeve ishte 95% në mesin e moshave 18 dhe 64 vjeç, krahasuar me 80% në mesin e atyre 65 vjeç e lart.

Nuk është ende e qartë nëse këto ndryshime vijnë për shkak se për njerëzit e vaksinuar për herë të parë disa muaj më parë, vaksina nuk është shumë e fortë kundër variantit Delta, ose se shumica e shteteve i kanë braktisur maskat dhe masat e tjera në kohën kur delta po përhapet me të madhe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *