Lajme

Të papunët afatgjatë, shtohet numri i atyre që prej më shumë se një viti nuk marrin pagë

Pandemia ka sjellë ndryshime të forta në tregun e punës, duke shtuar numrin e të papunëve afatgjatë, ata të cilët prej më se një viti nuk sigurojnë asnjë të ardhur.

Numri i tyre, në raport me totalin e të papunëve nga mosha 16 deri në 64 vjeç ka arritur në 68.8 për qind, nivel ky ndjeshëm më i lartë se në tre vitet paraardhëse.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Problemi bëhet edhe më i madh nëse merret në konsideratë që shumica e të papunëve afatgjatë janë të kualifikuar dhe tërheqja e tyre nga tregu krijon problematika në cilësinë dhe sasinë e ofrimit të shërbimeve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, më shumë se 11 për qind e të papunëve afatgjatë cilësohen si të dekurajuar dhe pa besim se mund të gjejnë një vend të përshtatshëm pune./a2/

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *