Bota

Të paktën 65 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus

Të paktën 65 të burgosur lufte ukrainas kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit transportues ushtarak rus, Ilyushin-76, shkruan BBC të mërkurën.

Aeroplani është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti ka thënë se në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit. 

Lexo më shumë  Finlanda zhvillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka thënë se ishte në dijeni të një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi aeroplanin duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale.

Lexo më shumë  Prodhim masiv në Gjermani – dronët e rinj për ukrainasit do të arrijnë deri në 1500 km
YouTube player