Bota

Të paktën 65 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus

Të paktën 65 të burgosur lufte ukrainas kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit transportues ushtarak rus, Ilyushin-76, shkruan BBC të mërkurën.

Aeroplani është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti ka thënë se në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit. 

Lexo më shumë  Obligacionet e Carit rikthehen në gjykatë: SHBA, padi prej 225.8 miliardë dollarësh kundër Rusisë

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka thënë se ishte në dijeni të një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi aeroplanin duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale.

Lexo më shumë  Serbia përdor paratë e BE-së për të blerë teknologji nga kompania ruse e sanksionuar Papilon, pjesë e aparatit të sigurisë së Rusisë
YouTube player