Lajme

Të paktën 46 persona të vdekur pas djegies së një autobusi me shqiptarë nga Maqedonia, në Bullgari

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët.

Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV.

Lexo më shumë  Ditmir Bushati: Pranimi i një konsullate të Serbisë në Shkodër është i gabuar!

“Të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët dhe është përplasur, apo është përplasur edhe më pas është përfshirë nga flakët”, ka thënë Nikolov.

Ministria e tij më vonë e ka përditësuar numrin në 46.

Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar. Në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak

Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Lexo më shumë  Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Stefan Yanev, është parë në vendin e ngjarjes.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi.

Gjendja e tyre është stabile.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *