Bota

Të paktën 200 viktima nga tajfuni që goditi ishujt Filipine

Të paktën 200 persona kanë vdekur, energjia është shkëputur dhe telekomunikacioni në të gjitha provincat në qendër të ishujve Filipine është shkatërruar, si pasojë e tajfunit të fuqishëm “Rai”.

Një guvernator deklaroi se ishulli i tij ishte rrafshuar tërësisht si pasojë e tajfunit.

“Rai” mori fuqi të premten mbrëma në detin e Kinës së Jugut, pasi kaloi përmes provincave jugore dhe qendrore, ku mbi 300 mijë persona ishin evakuuar para kohe për arsye sigurie.

Lexo më shumë  BE-ja ndan pothuajse 1 miliard euro për mbështetjen e sektorit energjetik të Ukrainës gjatë dimrit

Në pikën e saj më të fuqishme, stuhia regjistroi erëra që frynin deri në 195 kilometra në orë, ndër më të fuqishmet në vitet e fundit në arkipelagun e Azisë jugore, që ndodhet mes oqeanit Paqësor dhe detit të Kinës së Jugut.

Tajfuni “Rai” zbarkoi në jug-lindje të vendit të enjten, por numri i saktë i viktimave dhe përmasat e shkatërrimeve mbeten ende të paqarta, pasi provinca të tëra vazhdojnë të jenë pa energji dhe lidhje telefonike.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *