Lajme

“Të ngujuar në gërmadhë” 78-vjeçarja në shtëpinë e shembur: Ditë më të vështira nuk kam kaluar

Megjithëse shtëpia është shndërruar ne një gërmadhe, pjesëtaret e familjes Marku ende nuk janë larguar që aty. Prej 19 Janarit ata jetojnë në një dhomë pa dyer e dritare ne temperatura te ulta. Familjaret thonë se nuk do të largohen që aty deri në realizimin e një marrëveshje më bashkinë për kompensimin e plotë të pronës.

19 janari 2022 do të mbahet mend gjatë për banorët e 5 Majit.

YouTube player

Mundi dhe djersa e disa familje u shemb në pak minuta për ti hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Edhe pse pati tensione mes banorëve dhe Policisë shtëpitë u rrënuan,  ndërsa që prej 19 janarit, 4 pjesëtarë të familjes Marku vijojnë të qëndrojnë në një cep të shtëpisë së tyre të pa shembur.

Lexo më shumë  Elisa Spiropali i kërkon dorëheqjen Edi Ramës "përndryshe ndryshimi do të jetë i dhimbshëm"

Moti i acartë me temperatura se ka ndaluar nënë Lizën të qëndroj në një dhomë pa dyer e dritare.

E strukur nën batanije ajo tregon se mosha e saj ka nevojë për një shtëpi të ngrohtë e të qëndrojë e qetë por fati e përballi me një realitet ndryshe.

“Nuk e kam menduar këtë ditë. Qysh prej datës 19 jemi këtu. Nuk kemi drita dhe nuk jemi larë, kur na sjell dikush ndonjë gjë.”

Djali i saj Mirash Marku 52 vjeç tregon se e gjithë përpjekja për ndërtimin strehës u shua në pak minuta.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

“Me zor arritëm që ta bëjmë këtë shtëpi për fëmijët tanë. Pse na e prishën, e bëmë bashkë këtë shtëpi?”

Shtëpia e familjes Marku, u shemb nga IKMT, pasi u prek nga projekti i bashkisë së Tiranës në zonën e 5 Majit për rindërtimin dhe për rizhvillimin e zonës.

Banoret kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës se ku do të akomodohen si dhe kompensimin e pronës./ora news/

Rruga Press

YouTube player