Bota

“Të mos përziejmë racën”, këshilltarja e Viktor Orban jep dorëheqjen: Fole si nazist!

Një anëtare e rrethit të ngushtë të Viktor Orban ka dhënë dorëheqjen pasi kryeministri hungarez foli kundër “racës së përzier”, ndërsa është konsideruar si fjalim nazist.

Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban për 20 vjet, e përshkroi fjalimin si një “tekst të pastër nazist”, sipas mediave hungareze.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin të rrezikshëm.

Fjalimi u mbajt të shtunën në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez. Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një “botë të racave të përziera”. “Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier,” tha ai.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Pikëpamjet kundër emigracionit të Orban janë të njohura, por për Hegedus fjalimi i së shtunës kaloi kufirin, përcjell abcnews.al.

“Nuk e di se si nuk e vutë re që fjalimi që mbajtët është një diatrime thjesht naziste e denjë për Joseph Goebbels”, shkroi ajo në letrën e saj të dorëheqjes, sipas uebsajtit hungarez të lajmeve hvg.hu.

Goebbels ishte kreu i ministrisë së propagandës së Adolf Hitlerit. Grupi më i madh hebre i Hungarisë gjithashtu dënoi fjalimin dhe bëri thirrje për një takim me zotin Orban.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *