Lajme

“Të kujt janë 400 mijë euro?”- Nis me tensione seanca parlamentare, Berisha bllokon foltoren

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2023. Gjatë nisjes së punimeve të Kuvendit ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ai i cili mori fjalën për procedurë dhe hodhi akuza ndaj qeverisë për përfshirje në korrupsion.

Berisha pyeti ministrat se të kujt janë 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Pas heqjes së mikrofonit nga kryetarja e Kuvendit, Berisha zgjodhi të mos largohej por e vijoi komunikimin duke u future live në facebbok.

Lexo më shumë  Qindra mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, autokrati shan në media ndërkombëtare: Protestuesve u them “F*ck you”!

“A mund të pyes unë Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde. Të kujt janë 400 mijë euro? Ulsi edhe për ty thonë këta të tutë, që të ka hyrë në shtëpi. Po tek ty Çuçi ka ardhur?

Ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm kontrollin. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar për ne që t’u kontrollojmë. Kaq kemi ne në dorë dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Thuaja Edi Ramës zonjë, të marrë fund kjo praktikë. Ju doni të na bllokoni ne se ai ka firmosur si me qenë ktryetari një organizate kriminale. Ka fluturuar 137 herë si një sheik me charter me dhomë gjumi”, tha Berisha.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen”/ Sheshi plot për 23 ditë! The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *