Argument

Të jesh në gjendje t’i falësh një programi si Big Brother, një pjesë të mirë të ditës tënde pa marrë asgjë mbrapsht, jemi në një patologji që lidhet me shkretimin dhe ndjesinë e fatalitetit që mbërthen shpirtrat e shqiptarëve

Nga Ervin Goci

Vemendja kaq e madhe per programin BB, nuk ka asnje shpjegim mediatik ne lidhje me vemendjen qe mbledh. As teorite virale, e asgje nuk e shpjegon kete perqendrim. Te pakten une qe merrem me kete fushe nuk di. Shpjegimi eshte teresisht i lidhur me depresionin e rende qe po perjetojne, jo vetem shqiptaret ketu, por duket dhe me gjere.

Te jesh ne gjendje t’i falesh nje programi nje pjese te mire te dites tende pa marre asgje mbrapsht, jemi ne nje patologji qe lidhet me shkretimin dhe ndjesine e fatalitetit qe mberthen shpirtrat e shqiptareve.

Si eshte e mundur te zbrazen rruget, te ndale ekonomia, te ndaloje qarkullimi, edhe krimi, ne nje orar te caktuar?!

Shpjegimi eshte kur shoqeria ka humbur permase dhe kete permase e gjen tek nje analgjezik.

Nevoja per per estetizim te realitetit, eshte e jashtezakonshme.

Thatesira kulturore eshte therese.

Angazhimi civil dhe interesi politik ne vdekje klinike. Shoqerite me te emancipuara jane shoqerite qe kryesisht shikojne pak tv, pak rrjete sociale, treg kulturor te jashtezakonshem, dhe nivel vitaliteti dhe kenaqesie me jeten te jashtezakoshem, lindshmeri te kenaqshme, dhe mbi te gjitha besim shume i larte te autoritetet..

Do duhen bere studime te thelluara ne kete moment, bota akademike e ka per detyre qe ta ndriçoje kete dinanike..

Rruga Press

YouTube player