Lajme

Të injektuarve me Sinovak dhe Sputnik s’u njihet pasaporta e vaksinimit në Itali, thotë mjeku

YouTube player

“Personat nga Shqipëria, që janë injektuar me vaksinat kineze dhe ruse nuk u njihet pasaporta e vaksinimit në Itali”. Kështu deklaroi për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania mjeku shqiptar në Itali, Taned Demaj.

Ai sqaroi se shqiptarët që janë vaksinuar me Sinovak dhe Sputnik, pas datës 6 dhjetor nuk mund të futen në asnjë ambient të mbyllur në shtetin italian.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve

Mjeku vuri theksin edhe tek kombinimi i vaksinave për dozën e tretë anti-COVID.

“Këtu në Itali Astrazeneca nuk po injektohet më. Më shumë ka injektime Pfizer ose Moderna. Moderna bëhet me gjysmë doze për ata që janë vaksinuar me Pfizer dhe J&J”, tregoi mjeku.

Z. Demaj sqaroi më tej se limiti për të marrë dozën e tretë është nga 6-9 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Lexo më shumë  Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

“I gjithë personeli shëndetësor në Itali e ka me detyrim me ligj që të ketë dozën e tretë, ndryshe nuk shkojnë në punë. Është futur ligji i super-pasaportës së vaksinimit. Duhet të jetë i vaksinuar, jo me tampon negativ për t’u futur edhe në tren”, tha ai./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *