Lajme

Të gjithë presin “shkrirjen”/ Bordi i Ramës “rrjep” xhepat e shqiptarëve, rritet nafta

Bordi i transparencës ka vendosur sot në mënyrë të papritur që të rrisë çmimin e karburanteve në vend.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 210 lekë për litër, nga 208 lekë që është sot, pra 2 lekë më shtrenjtë. Sipas njoftimit që hyn në fuqi sot në orën 18:00, benzina do të kushtojë 192 lekë/litri, kurse gazi 69 lekë/litri.

Lexo më shumë  Në kulm të krizës, Rama përgatit taksë shtesë mbi naftën

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare prej më shumë se një muaji është në “pikiatë”, kurse bordi i ngritur nga kryeministri Edi Rama abuzon dhe tallet me xhepat e shqiptarëve duke bërë një tjetër rritje të pabesueshme në një kohë kur po përflitet për shkrirjen e tij.

Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë, pasi kompanitë do të ishin fleksibël të merrnin vetë përsipër rrezikun dhe të blinin më shumë sasi kur çmimi të ishte më i lirë në tregje, ndërsa tani janë të detyruar të bëjnë blerje në baza ditore për shkak të ndërhyrjeve të Bordit.

Lexo më shumë  Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *