Lajme

Të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari vdiqën nga asfiksia

Të gjithë 44 viktimat nga aksidenti i autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari vdiqën nga asfiksia, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi.

Zëvendësprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, në konferencë për media ka treguar rezultatet e autopsisë.

“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.

Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.“Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.

Lexo më shumë  Në Shqipëri paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për një çati

Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë. Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh.

Hetuesit bullgarë po ashtu i hedhin poshtë kategorikisht spekulimet se në autobusin e djegur është transportuar benzinë ose naftë, theksoi në konferencën e sotme prokurori bullgar Borislav Sarafov.

“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe dizelit dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidon u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”, tha Sarafov.

Lexo më shumë  Kurti: Dhjetë veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku, 4 më shumë se Hamza

Sipas zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.

“Do bëhet ekspertizë nga ekspert e teknik për defektet e autobusit”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *