Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po përgatitet për konflikt me NATO-n, thotë një institut amerikan
Disa tregues financiarë, ekonomikë e ushtarakë sugjerojnë se Rusia po përgatitet për një “konflikt të shkallës së gjerë me NATO-n”, ka thënë një think-tank kyç amerikan.
Instituti Për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA ka thënë se ky konflikt mund të ndodhë për një kohë të shkurtë – “jo menjëherë, por ka të ngjarë në një afat kohore m të shkurtër se sa disa analistë perëndimorë kanë thënë më herët”.
Ka theksuar se veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, përgjatë viteve të fundit dhe fjalimet e fundit të tij për planet për një mandat tjetër si president, që u realizuan, fokusohen në stabilizimin e një Rusie me të ardhme të sigurt financiare.
“Përpjekjet e Putinit për të vënë kushte për të stabilizuar ekonominë e Rusisë janë me gjasë pjesë e përgatitjeve për një konflikt potencial të shkallës së gjerë në të ardhmen me NATO-n, dhe jo vetëm për luftën në Ukrainë”, ka thënë ky think-tank, raportoi Skynews.
Ristrukturimi ushtarak dhe ndryshimet legjislative po ashtu janë marrë si tregues të përgatitjeve të Rusisë për luftë.
Rruga Press