Lajme

Të arriturat mes doganës së Kosovës dhe asaj britanike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Dogana e Kosovës, Llugaliu informoi Hargreavesin për rolin dhe arritjet e bëra nga Doganat e Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen që Britania e Madhe ka ofruar  në avancimin e kapaciteteve.

“Gjithashtu, Drejtori Llugaliu informoi Ambasadorin për kontributin e rëndësishëm të Doganës Britanike në lehtësimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe për rezultatet e rëndësishme të arritura midis Doganave të Kosovës dhe autoriteteve britanike në luftën kundër kriminalitetit që prek vendet tona”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

“Ambasadori Hargreaves ofroi vazhdimin e bashkëpunimit me Doganat e Kosovës dhe e përshëndeti Drejtorin Llugaliu për përparimin e arritur nga Doganat e Kosovës. Dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe shkëmbimit në dobi të vendeve tona”.

Rruga Press

YouTube player