Argument

Taulant Balla mendon se mund t’i imponohet Reuters-it, siç i imponohet mediave të tyre të inceneratorëve dhe kullave

Taulant Balla ka pranuar me gojën e tij në parlament atë që në çdo vend të botës do të konsiderohej një skandal; kërkesën për t’iu imponuar agjencisë Reuters për transmetimin protestës së të rinjve në Tiranë.

Balla tha se i kishte kërkuar drejtuesit të Reuters për Ballkanin që të lëvizte kamerën gjatë protestës, pasi siç dukej nuk i kishte pëlqyer ajo që shihte në ekran.

Lexo më shumë  Populli qan hallet tek partia!

Fakti që Balla guxon t’i imponohet një prej agjencive më të mëdha në botë është shprehje jo vetëm e arrogancës së pushtetit, por edhe e shqetësimit që protesta ka krijuar në radhët e qeverisë.

Prej 11 ditësh Shqipëria ka marrë vëmëndjen e mediave më të mëdha botërore ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj janë derdhur në rrugë për atë që nisi si kundërshtim të dhunës në Zvërnec, por u shndërrua shpejt në një revoltë kundër qeverisë.

Lexo më shumë  Populli qan hallet tek partia!

Pikërisht për këto arsye, pasi i kanë mbyllur gojën televizioneve vendase, socialistët tashmë janë të irrituar me transmetimet e panumërta të protestës në mediat më prestigjioze të botës ndaj dhe Balla, si rreshter i Ramës mendon se mund t’i imponohet gjigantit mediatik botëror Reuters.

Rruga Press

YouTube player