Lajme

Tatimi në burim nga qiraja, qiramarrësit në Shqipëri do plotësojnë edhe të dhënat për përfituesin e pagesës

Data 20 është afati për plotësimin e deklaratës së tatimit të mbajtur në burim për të ardhurat bruto të tatueshme të muajit paraardhës. Për të ardhurat e ambienteve të marra me qira nga një tatimpagues, për të cilat mbahet tatimi në burim, tashmë në deklaratë, përveç të dhënave identifikuese të subjektit apo individit të cilit i mbahet tatimi në burim, është përfshirë që prej tij do të plotësohen edhe të dhënat për individin apo subjektin që përfiton të ardhurën.

Nga 1 janari 2025 ndryshimet në plotësimin e Deklaratës së tatimit të mbajtur në Burim dhe të Ardhurave të tjera, erdhën pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Pra subjekti qiramarrës që bën deklarimin zgjedh nëse përfituesi i pagesës është subjekt i regjistruar me NIPT (person fizik, entitet )ose individ.

Lexo më shumë  Politikani ukrainas Oleksiy Goncharenko: Serbia mund të ndërmarrë veprime agresive në Ballkan

Nëse pagesa e qirasë është ndaj individëve, do të plotësohet të dhënat, emër-mbiemër të përfituesit të pagesës dhe numri i identifikimit të kartës së identitetit (NID). Të dhënat e mësipërme nuk janë kërkuar në plotësimin e mëparshëm të deklaratës të të ardhurave për tatimin e mbajtur në burim. Ndërsa në rast se pagesa është ndaj subjekteve do të plotësohen të dhënat për NIPT-n e përfituesit.

Nëse NID ose NIPT janë gabim, sistemi njofton për pasaktësinë. Norma e tatimit të mbajtur në burim mbi të ardhurat dhe pagesat sipas nenit 58 të këtij ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është 15%. Konkretisht të ardhurat bruto të tatueshme në burim nga qiraja janë deklaruar nga një subjekt qiramarrës për ambientin e zyrës së marra me qira 11,600 lekë. Tatimi i llogaritur në burim është 1,740 lekë. Subjekti që ka bërë deklarimin ka plotësuar edhe të dhënat e individit që është përfitues i pagesës së qirasë mujore./ Monitor

Rruga Press

YouTube player