Bota

Meksika do të padisë Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Meksika po përgatit një padi të mundshme kundër Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës.

Google ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin Amerikan, për përdoruesit e Maps në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Përdoruesit në Meksikë ende e shohin emrin Gjiri i Meksikës, ndërsa të gjithë ata jashtë këtyre dy vendeve i shohin të dy emrat.

Lexo më shumë  Ukraina përdor dronë me inteligjencë artificiale për të goditur automjetet që furnizojnë trupat ruse

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, vuri në dukje të hënën se vendi do të kërkojë drejtësi në gjykatë nëse Google nuk i kthen këto ndryshime në gjendjen e tyre origjinale.

Google e mbrojti vendimin e saj për ndryshimin e emrit me qëndrimin se thjesht po ndjek një politikë të kahershme të ndryshimit të hartave, pa asnjë përkatësi politike, dhe kjo vlen për të gjitha rajonet.

Lexo më shumë  Trumpi kusht Iranit: Marrëveshje vetëm nëse heq dorë nga armët bërthamore

Donald Trump, me ardhjen në detyrë, urdhëroi të riemërtojë. Sistemi i Informacionit të Emrave Gjeografikë të Shteteve të Bashkuara përditësoi zyrtarisht emrin e gjirit javën e kaluar. 

Rruga Press

YouTube player