Bota

Tarifat e Trumpit godasin ekonominë e ShBA-së, tregjet financiare sapo pësuan rënien e radhës

Stoqet amerikane ranë përsëri këtë të hënë, pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë sfiduese me vendosjen e tarifave tronditëse dhe të larta nga Presidenti Donald Trump, në drejtim të partnerëve tregtarë të SHBA-së. Kjo ka shkaktuar një tronditje të tregut.

S&P 500 humbi 3.5%, Tesla humbi 7%, Nvidia 6.2, Dow Jones ra me 3.2%, ndërsa Nasdaq ra me 3.7%.

Lexo më shumë  Rusia lëshon raketën balistike, vriten 20 ukrainas që shkonin në kishë

Tarifat fillestare të njëanshme të Trumpit hynë në fuqi të shtunën. Investitorët shpresonin për lajme gjatë fundjavës, me pritshmërinë se administrata Trump po zhvillonte negociata të suksesshme me vendet për të ulur tarifat, ose të paktën po shqyrtonte vonimin e grupit të tarifa reciproke, që do të hynin në fuqi më 9 prill.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit