KryesoreLajme

Targat e reja RKS e bëjnë nervoz Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk i kanë të regjistruara veturat e tyre me targat RKS, që ta bëjnë atë sa më shpejt. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.Por Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se “vendimi i Kosovës në lidhje me targat është skandaloz”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se “vendimi i Kosovës në lidhje me targat është skandaloz”.

Të tillë e ka cilësuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian, ku Petar Stano ka thënë se “sipas marrëveshjes së viti 2011 Kosova ka të drejtë gradualisht t’i largojë targat KM”.

“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës dhe reagimi i BE-së dhe Stano tha gjëra që janë reagimi zyrtar i Brukselit për këtë. Është e tmerrshme”, tha Brnabiq, raporton Tanjug.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk i kanë të regjistruara veturat e tyre me targat RKS, që ta bëjnë atë sa më shpejt.

Kurti ka thënë se veturat që do të regjistrohen, nuk do të kenë nevojë të hyjnë nëpër procedura të doganës dhe nuk do të kërkohet kontrollimi teknik gjatë regjistrimit të parë.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe Petar Petkoviq, “drejtor” në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”, duke thënë se “targat e serbëve janë legale”.

Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili iu ka kërkuar serbëve të Kosovës që të regjistrojnë veturat me targat e reja RKS.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Arsimi dhe Aftësimi Profesional, themel për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Por sipas Petkoviqit “targat aktuale të serbëve janë legale”.

“Targat serbe në Kosovë nuk janë të paligjshme, ato ekzistojnë në bazë të ligjit të shtetit të Serbisë dhe marrëveshjes së Brukselit. E vetmja gjë e paligjshme është mosrespektimi dhe shkelja e marrëveshjes, jo targat , ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.

Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë dhe obligon Ministrinë e Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.

Lexo më shumë  Shembet galeria në Martanesh 2 minator të plagosur, një ndërron jetë

Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, përfundon komunikata.

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 në Bruksel. Me këtë dokument, targat serbe me shenjat e qyteteve të Kosovës, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan) KM (Mitrovicë), janë hequr. Domethënë, automjetet me targa të tilla është dashur të regjistrohen sërish me RKS (Republika e Kosovës) ose me status neutral – KS (Kosovë).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Por, pavarësisht saj, në katër komuna në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë, të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Serbisë me targa RKS, pa shpenzime. Ata është dashur t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme. Kështu që, me marrëveshje, Kosova është detyruar që edhe për pesë vjet të tjerë të lëshojë targa KS, të cilat Serbia i ka pranuar.

Marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes, e vitit 2011, është finalizuar në Bruksel më 14 shtator, 2016, kur Kosova ka rënë dakord që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *