Lajme

Taravari: Zaev i ofroi para një deputeteje për të kaluar në mazhorancë

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka deklaruar se një deputete të ASH-së i janë ofruar para që të kalojë në shumicën aktuale parlamentare. Taravari tha se megjithatë, Grupi Parlamentar i ASH-së, është kompakt.

“Z.Zaev me para përpiqet t`u afrohet deputetëve, ky është sekret publik. U propozon t`u jep një shumë parash të kalojnë tek ata, megjithatë, deputetët tanë janë të vendosur ngaqë e dijnë se qëllimi ynë është për një të nesërme më të mirë. Edhe një deputete të ASH-së i ka ofruar para, mirëpo ajo menjëherë i ka refuzuar dhe nuk ka dashur të flasë, ka pasur tentative të këtilla”, tha Taravari.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *