Lajme

Taravari: Kurti është i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare, përshëndes emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe drejtues i Gostivarit, Arben Taravari, thotë se kallëzimet penale për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasamin dhe atë të Çairit, Visar Ganiun, për pritjen e Albin Kurtit janë të panevojshme dhe vetëm faktorizojnë dy politikanët e gjobitur.

 “Mendoj se nuk kishte nevojë aspak. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme për t’i faktorizuar. Në këtë mënyrë vetëm faktorizohen politikisht. Unë mendoj se s’ka as vepër, as asgjë tjetër për t’i thirrur në stacionet policore dhe mendoj se është e tepruar”, tha Taravari.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Taravari, ka komentuar për gazetën “Lajm”, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Ai ka thënë se, Kurti është i mirëseardhur në të gjitha komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

 “Është i mirëseardhur çdokund. Mendoj se Kurti dhe Rama janë të mirëseardhur në të gjitha trojet shqiptare. E kam thënë edhe para disa ditëve, është normale ai e zgjedh agjendën e vet, ai është kryeministër i Kosovës dhe kudo që të shkojë, do të pritet në mënyrë të ngjashëm.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Rruga Press

YouTube player