KryesoreLajme

Tani që Brukseli publikoi propozimin, kjo çështje duhet të demokratizohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Bruksel takimi ka qenë pozitiv, ndërsa ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë me negociata për planin e zbatimit duke thënë se nuk ka hequr dorë nga asnjë qëllim.

Ai ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve arrihet vetëm me njohjen reciproke. 

“Nuk kam hequr dorë nga asnjë qëllim. Nuk jam në çfarë do rruge tjetër përveç asaj që jam zhvilluar dhe që është e përbashkët. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë bëhet me njohje reciproke dhe me reciprocitetin si princip. Pra, në të gjitha çështjet që do t`i trajtojmë. Besoj që dje ka qenë një takim pozitiv. Nuk e kemi ende normalizimin e plotë. Por ajo çfarë mund të them është se u konfirmua që kemi të bëjmë me një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që na mundëson ecjen përpara është pozitive. Diskutimet do të vazhdojnë sepse do të kemi tash negociata për planin e zbatimit por besoj që është koha që qytetarët politikanët, zyrtarët, ekspertë dhe profesionistët ta lexojnë vet këtë tekst i cili ka 5 fjali në preambule dhe 10 nene gjithsej sepse i 11 duhet të negociohet dhe në këtë mënyrë duhet të demokratizohet kjo çështje tash që u publikua vet nga Brukseli”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Kurti ka deklaruar se nuk kishte mundur ta publikojë planin evropian për shkak të konfidencialitetit të bisedimeve, por ka thënë se tani është i gatshëm që t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

“Unë nuk kam mundur ta publikoj se i tillë ka qenë vet principi, pra konfidencialiteti i bisedimeve, kam qenë maksimalisht transparent për propozimin, jam i gatshëm të shkojë në Kuvendin e Republikës çdo herë kur deputetët e konsiderojnë të nevojshme, besoj që ka nevojë. Por tash që është publikuar teksti unë besoj që ata që s’kanë pasur rastin ta lexojnë, ta bëjnë këtë dhe le ta shqyrtojnë, le ta studiojnë, le të diskutojnë hapur, thellësisht, gjerësisht sepse unë besoj që kjo është në të mirën e të gjithë qytetarëve, në të mirën e shtetit tonë”, ka thënë ai pas homazheve për viktimat e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit.

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *