Opinion/Aktualitet

Tani Porti i Durrësit është automatikisht dëm ekonomik

Nga Klodian Tomorri

Doli kryeministri sot dhe tha se portin e ri të Durrësit do ta ndërtojmë me financim të brendshëm nga paratë e buxhetit. Pasi i gënjyen qytetarët publikisht 2 vjet rresht, herë duke u thënë se porti do të ndërtohej me lekët e Pirro Vengut, herë duke shpikur formula hibride financimi me koncesionarë privatë, sot e pranoi dhe vet.

Pranoi se e prishën portin ekzistues që t’i falnin tokën Alabbarit dhe tani do t’i detyrojnë qytetarët të paguajnë 1 miliardë euro për të ndërtuar portin e ri.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh pavaresi Kosova mori leksion historik. Pas 18 vitesh pavaresi, Kosova po jep leksion historik

Dhe që ta vajisin pak gënjeshtrën që mos t’u duket cullak, herë pas here nxjerrin Pirron nëpër televizione që të thotë: “shiko, në fund fare me fitim jemi në sepse do të marrim 1.2 miliardë euro fitime nga Porti i Alabarit dhe do paguajmë 1 miliardë për të ndërtuar Portin e ri. Pra dalim 200 milionë euro fitim.”

Do t’i marrësh zoti Pirro , do t’i marrësh. Ashtu siç gjete paratë për të ndërtuar portin e ri, ashtu do të marrësh dhe 1.2 miliarde euro fitime tek Alabbari. Ka disa ëndrra që do dhe dalin. Por zakonisht përfundojnë në qafën e patës.

Ndërkohë i madhi nuk harroi as këtë herë që të permende se kemi përfshirë NATO-n në ndërtimin e Portit. Po mirë, merrjani paratë NATO-s, meqe paskemi partnerit të posaçëm strategjik me NATO-n për Portin e Porto Romanos.

Edhe lajmërojini të paktën një ditë me parë ata të Financave kur thoni kështu gjërash publikisht mos ja u lëshoni si bomba të papritura. Se tani nuk dinë ku të plasin kokën për të gjetur lekët që desh i gjeti Pirrua me Belen.

Meqë ra fjala. Ky është automatikisht dëm ekonomik.

Rruga Press

YouTube player