Sport

Talenti me prejardhje nga Kosova po bëhet i rëndësishëm për Bayernin

Ende 17-vjeçar, Arijon Ibrahimoviq mund të mburret që ka gol të shënuar për gjigantin gjerman të futbollit, Bayern Munich. Ibrahimoviqi, që është i lindur në Gjermani, por është me prejardhje nga Kosova, të premten luajti në miqësoren e Bayernit ndaj Salzburgut austriak dhe shënoi gol të bukur. Në fushë i kaloi 28 minuta, ndërsa shfaqi nivel të lartë.

Kampioni gjerman po përgatitet në Doha të Katarit, ndërsa në kamp ka marrë disa lojtarë të rinj. Arijoni po shquhet.

“Përgëzime për Arijon Ibrahimoviqin për golin e parë. Vazhdo me punë të mirë shoku im”, ka shkruar ylli gjerman, Thomas Mueller, për talentin e radhës që po del në pah te Bayerni.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Arijoni iu bashkua kampusit të Bayernit në qershor të vitit 2018, nga akademia e Nuernbergut. Ai mund të luajë në pozita të ndryshme në sulm.

Në edicionin aktual ka shënuar 13 gola dhe ka bërë katër asistime në 14 paraqitje me ekipin U19 të Bayernit në Bundesligën e kësaj grupmoshe dhe në UEFA Youth League. Anëtari i U18 të Gjermanisë ka pasur ndikim në dy gola në dy paraqitje me ekipin rezervë të Bayernit në kategorinë e katërt gjermane. Te Bayerni presin shumë nga Arijoni dhe për këtë e morën në kampin e ekipit të parë. Gjasat janë të mëdha që ai të debutojë në Bundesligë në stinorin pranveror.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

“Jam Arijon Ibrahimoviq, jam 17-vjeçar. Luaj mesfushor qendror, mesfushor sulmues, por edhe në sulm. Është përvojë e jashtëzakonshme, jam shumë krenar që jam me ekipin në përgatitje. Është shumë mirë të jesh me ekipin e parë. Më kanë pritur shumë mirë e gjithë skuadra. Joshua Kimmich më jep këshilla herë pas here, më tregon si të bëhem më i mirë. Kam ardhur me vendosmërinë për të dhënë maksimumin dhe për të treguar se çka mund të bëj”, ka thënë Ibrahimoviq për sajtin zyrtar të Bayernit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *