Lajme

Taksat e qytetarëve, shpërndarja e gabuar e të ardhurave sjellë shumë pak investime

Sistemi i taksave në vendin tonë i rëndon individëve të cilët paguajnë tatim mbi të ardhurat dhe kontribute të tjera dhe nuk marrin shumë mbrapsht nëpërmjet asaj që njihet si rishpërndarje.

Po sot sa përkthehen këto të ardhura që shteti i mbledh qytetarëve në të mira publike? Ekspertët shprehen se sistemi nuk është eficent jo vetëm për mënyrën sesi shpërndahen këto të ardhura por dhe përjashtimet nga kjo skemë. Krahas shtresave të varfra apo me probleme sociale jashtë skemës së kontributeve janë dhe bizneset e mëdha të cilët përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Mosmarrja pas e shërbimeve të pritura bën që shqiptarët të përpiqen të bëjnë evazion duke shmangur pagesën e taksave. Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi kjo reflektohet kryesisht te mungesa investimeve në arsim apo shëndetësi.

 “Taksat në thelb janë çmimi me të cilin paguajmë qytetërimin tonë. Ata fenomene që ndodhin këtu nuk ndodhin askund në Europën Perëndimore,  për mos të themi që nuk ndodhin as në vendet që na rrethojnë, sepse kanë shtet më funksional, sepse në atë masë që shteti mbledh taksat, në atë masë funksionon edhe shteti”, thotë Preçi.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, 14.2% e buxhetit shkojnë për pagat e administratës, 10.1% shkon për shpenzimet e institucioneve, 23.3% për pensionet, 8% për interesat e borxhit, dhe vetëm 3.7% për ndihmën ekonomike. Ndërkohë investimet zënë një hapësirë të vogël, ku 9.7%  e buxhetit përdoret për investime në rrugë, shkolla, spitale, e vepra të tjera publike të rëndësishme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *