Lajme

Takohen në Mynih tre ministrat e mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, diskutojnë për industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për zhvillimin e një takimi trilateral me homologët nga Shqipëria dhe Kroacia, në margjina të Forumit të Sigurisë në Mynih.

Sipas tij, takimi përbën vazhdimësi të partneritetit strategjik mes tre vendeve dhe të vizionit të përbashkët për forcimin e sigurisë në rajon.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 19:00 për të formuar komisionet, për buxhetin 2026 dhe rezolutën

Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit janë përcaktuar hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke e ngritur atë në një nivel më të strukturuar dhe më të fuqishëm.

Theks i veçantë, sipas ministrit, i është kushtuar industrisë së mbrojtjes dhe zhvillimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me standardet e NATO-s për municione dhe sisteme të armatimit.

Lexo më shumë  Ambasadori i Britanisë në Kosovë: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari

Ai tha se investimet strategjike në këtë drejtim synojnë forcimin e vetëqëndrueshmërisë së vendeve partnere, si dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e paqes, stabilitetit rajonal dhe sigurisë më gjerë.

Rruga Press

YouTube player